INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ajo refuzon propozimin e martesës, ai hakmerret duke e goditur 8 herë me thikë

Ajo refuzon propozimin e martesës, ai hakmerret duke e goditur 8 herë me thikë

Publikuar më: 10:34 07-04-2017

Një lidhje dashurie midis dy të rinjve ka përfunduar në plagosje më thikë.

Një 34-vjeçare ka pësuar dëmtime të rënda shëndetësorë pasi u godit me thikë nga i dashuri i saj 33-vjeç.

Shkak për konfliktin mes tyre dyshohet të ketë qenë refuzimi i propozimit për martesë që 33-vjeçari i kishte bërë gruas me inicialet S.V.

Pas sherrit ai e goditur tetë herë me thikë gruan, e cila mësohet se ishte e divorcuar me dy fëmijë, ndërsa autori ishte beqar.

34-vjeçarja me inicialet S.V është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia është vënë në ndjekje të 33-vjecarit M.S, banues në Durrës.

Article Logic
Execution time: 0.0034818649291992