INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ajo tha ‘Po’/Dafina Zeqiri merr propozimin e veçantë për martesë në ditëlindjen e saj!

Ajo tha ‘Po’/Dafina Zeqiri merr propozimin e veçantë për martesë në ditëlindjen e saj!

Publikuar më: 10:33 15-04-2024

Diva e skenave të muzikës Shqiptare, e cila numëron miliona klikime në hitet e saj dhe një numër të madh fansash, ka mbushur sot plot 35 vjeç. E lindur më 14 Prill të vitit 1989, Dafina Zeqiri numëron vitet, plot suksese dhe arritje. Padyshim ajo është një nga këngëtaret më të talentuara të muzikës shqiptare ,me një vokal që ka bërë për vete publikun që kur ishte 4-vjeç, Dafina vazhdon të qëndrojë në majat e karrierës së saj duke krijuar hite.

Një nga lajmet më të bujshme që ka kapur vëmendjen e fansave së fundmi është edhe propozimi për martesë. Para pak orësh ajo ka postuar në rrjetin e saj social Instagram disa foto që kanë dëshmuar këtë moment kaq të veçantë.

Këngëtarja e njohur ka marrë propozim për martesë nga partneri i saj biznesmen Kreshnik Gjergji. Ajo i ka thënë ‘po’ propozimit.

Kreshnik Gjergji, I love you!

 

 

 

Ky postim është shoqëruar nga një numër i madh komentesh dhe urimesh nga fansat, miqtë dhe kolegët e tyre, që janë shprehur të lumtur për çiftin dhe i kanë dërguar dëshira të mira për jetën e tyre të ardhshme bashkë.

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598