Kjo festë Krishtlindjeje do të mbesë gjithmonë në mendjen e modeles së njohur.
Të paktën Heidi Klum nuk do t’i harrojë Krishtlindjet e këtij viti.
Modelja u fejua pikërisht në këtë ditë të veçantë feste, këtë gjë e bëri të ditur në një postim në Tëitter, raporton Klan Kosova.
Në foto Klum duket shumë e lumtur bashkë me të fejuarin Tom Kaulitz, me mbishkrimin e fotografisë “Unë thashë Po”.
Modelja 45 vjeçare ka plotë 16 vite diferencë në moshë me të fejuarin e saj i cili ka 29 vjet, por kjo nuk i ka penguar pas nëntë muajsh lidhje të hapur të fejohen. Kjo do të jetë martesa e dytë për Klumin, e cila u shkurorëzua në vitin 2012 pas gjashtë vjet martese.