INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ajo tha PO!' Moderatori shqiptar ulet në gjunjë dhe i propozon partneres LIVE në emision [VIDEO]

'Ajo tha PO!' Moderatori shqiptar ulet në gjunjë dhe i propozon partneres LIVE në emision [VIDEO]

Publikuar më: 11:32 10-01-2020

Gazetari dhe moderatori i njohur Ardit Roshi ka shpërndarë pak më parë në profilin e tij në Instagram një video, që për të por dhe ata qe e kanë parë nga ekrani nuk do të harrohet lehtë.

Në minutat e fundit të emisionit “Këndo këngen time” që prezantohet po nga Arditi, ai ka kërkuar pak kohë për veten, jashtë çdo skenari dhe që askush nuk e priste. Mes duartrokitjeve të publikut, ai i ka kërkuar Blerinës, personit që i ka vjedhur zemrën, që të futej dhe ajo në skenë, e më pas duke e falenderuar për mbështetjen në rrugëtimin e tij në ekran, i ka propozuar live. Dhe ajo tha PO.

“Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar më këtë program. Blerina…”, ka thënë nëdër të tjera Arditi.

E fejuara dhe tashmë partnerja e jetës e moderatorit Ardit Roshi, Blerina Bajko, është vajza aktorit të njohur të humorit Agim Bajko.

View this post on Instagram

SHE SAID YES!!

A post shared by Ardit Roshi (@arditroshi) on

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332