Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pak ditë më parë u bë baba për herë të parë. Ai dhe Ajola Xoxa sollën një jetë një djalë i cili do të quhet Kajan. Veliaj na e prezantoi Kajanin si tironsin më të ri në qytet dhe të gjtihë ishim kurioz të shihnim se çfarë fotoje do të postojë Ajola Xoxa.
Dhe ditën e sotme Ajola Xoxa publikoi foton e parë në Instagram, që pasi u bë nënë, por nuk ishte foto e vogëlushit. Xoxa publikoi një fotot të qiellit të mbushur me re, por prej të cilit arrijnë të depërtojnë rrezet e diellit, si për të treguar se këtë ndryshim ka parë në jetën e saj pas lindjes së djalit.