E nis pozitivisht garën me kandidatëve republikanë Senatori i Teksasit, Ted Cruz, i cili ka në Ajoua. Zgjedhjet në Ajoua ishte dhe vota e parë për zgjedhjet presidenciale të SHBA të këtij viti. “Kjo e sotmja është një fitore për konservatorët kurajozë”, deklaroi Cruz teksa duartrokitej.
Cruz mori 28 për qind të votave të republikanëve, duke mundur rivalin e tij Donald Tramp, por edhe Marco Rubio. Donald Trump uroi senatorin e Teksasit për fitoren dhe tha se ndihej “i nderuar” me vendin e dytë. Ndërsa Marco Rubio, që në muajt e fundit është përpjekur shumë për të fituar mbështetje, përfundoi në vendin e tretë, vetëm 1 pikë përqindjeje pas zotit Trump.
Ndërkohë, votat në kampin demokrat po numërohen ende, por disa media amerikane shkruajnë se procesi po shkon drejt fundit. Me 95 për qind të votave të numëruara, Hillary Clinton ka siguruar një avantazh të ngushtë ndaj rivalit Bernie Sanders dhe u ka thënë mbështetësve të saj se, tashmë mund të marrë frymë lirisht.