INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ajri i ndotur në Shqipëri, shton sëmundjet e po ul jetëgjatësinë![VIDEO]

Publikuar më: 14:49 28-09-2017

Ajër i pastër, një jetë më e gjatë! Po vitet e fundit ky nuk është më rasti i shqiptarëve. Pasi ndotja e ajrit dhe mjedisit kanë lënë gjurmët e veta në shëndetin e popullatës dhe për pasojë në uljen e jetëgjatësisë. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë një analizë në lidhje me jetëgjatësinë dhe cilësinë e ajrit që thithim.
Sipas këtyre të dhënave një shqiptar do të jetonte 0.23 vite më shumë apo thënë ndryshe më shumë se dy muaj, nëse vendi ynë do të reduktonte ndotjen e ajrit në përputhje me standardin e OBSH-së.  Po në Kosovë situata është dhe më e keqe, pasi ndotja e ajrit shkurton me 0.37 vite jetën e një personi apo mbi 4 muaj.
Po më keq nga të gjitha vendet e rajonit paraqitet, Serbia me ulje deri në 0.73 vite ose rreth 8 muaj.
Shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se jetëgjatësia zvogëlohet për rreth shtatë muaj nëse në ajër shtohet rreth10miligram për  metër kub të PM10 në ajër apo siç njihet ndryshe si pluhuri. Sëmundjet që më shumë shkurtojnë dhe marrin jetë nga ndotja e ajrit janë alergjitë, astma bronkiale apo dhe së fundmi rritje kanë pësuar dhe tumoret. Kjo e fundit është rritur në përmasa alarmate  nga viti në vit duke kapur vlerën e mbi 8 mijë rasteve të reja në 2016.

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043