INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ajri i ndotur, vdesin 5.5 milionë njerëz në vit

Ajri i ndotur, vdesin 5.5 milionë njerëz në vit

Publikuar më: 10:44 13-02-2016

Një studim i ri ka dalë në përfundimin se më shumë se 5.5 milionë njerëz në të gjithë botën, vdesin para kohe çdo vit për shkak të ajrit të ndotur.

Të dhënat janë pjesë e “Global Burden of Disease Project”. Studiuesit e përfshirë në këtë iniciativë thonë se statistikat tregojnë se sa larg dhe sa shpejt duhet të ecin disa vënde për të siguruar ajër të pastër për qytetarët e tyre.

Numri më i lartë i vdekjeve është në vendet që po zhvillohen me shpejtësi ekonomikisht si Kina dhe India. Faktori kryesor është emëtimi i grimcave të vogla nga termocentralet, fabrikat, automjetet, dhe nga djegia e qymyrit dhe drurit.

Kështu, në një ditë me ajër të ndotur në Delhi, numri i grimcave është më i madh se 300 mikrogramë për metër kub, ndërkohë që normalja është 25 deri në 35 mikrogramë.

Të marrësh ajër në kushte të tilla rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, infarktit, problemeve me rrugët e frymëmarrjes, madje dhe kancer.

“Ajri i ndotur shkakton më shumë vdekjes se faktorët e tjerë si kequshqyerja, obeziteti, alkooli apo droga, dhe seksi i pasigurt”, thuhet në studimin e ri.

“The Global Burden of Disease Project” e vendos atë në rrezikun e katërt më të madh pas tensionit të lartë, rrezikut ushqimor dhe duhanit.

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941