INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ajsi e akuzoi për ngacmime seksuale e përdhunime për 5 vite, ja si i përgjigjet Leonard Bombaj

Ajsi e akuzoi për ngacmime seksuale e përdhunime për 5 vite, ja si i përgjigjet Leonard Bombaj

Publikuar më: 20:59 22-03-2017

Ajsi Xhaxhaj ka folur për herë të parë dhe të fundit ditën e djeshme në emisionin “Pasdite në Top Channel” rreth historisë së saj të shumëpërfolur në media. Ajo ka dhënë versionin e saj duke u shprehur se është ngacmuar seksualisht dhe është përdhunuar për 5 vite me rradhë, për të cilat ka denoncuar më parë regjisorin Leonard Bombaj.

E mërzitur me drejtësinë shqiptare, ajo tashmë ia ka lënë drejtësisë hyjnore, por Bombaj nuk mund të rrinte pa reaguar.

Ai shprehet se asgjë nuk është e vërtetë nga ajo që ka thënë Ajsi.

Nuk kam folur deri më tani sepse kam pasur të bëj me një fëmijë dhe kam lënë drejtësinë të flasë. Por tani do të flas me prova dhe do të mbaj një qëndrim tjetër. Kam prova të forta dhe tronditëse dhe do t’i bëjë publike”, ka deklaruar ai për “Panorama”.

Bombaj thotë se arsyeja e vetme se përse aktorja i kthehet edhe një herë kësaj historie është vetëm për të shkatërruar imazhin e tij publik, por kjo nuk i bën më përshtypje pasi është mësuar tashmë.

Ajo po vesh rrobat e një viktime në trupin e një aktoreje”, vazhdoi Bombaj.

Sa i takon deklaratës së Ajsit se i janë marrë para nga llogaria e saj bankare, Leonardi e mohon kategorikisht duke theksuar se kjo është një shpifje e radhës.

Do të flas me prova për këto akuza të rreme, dhe provat janë shumë shumë tronditëse”, ka përfunduar ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662