INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ajsi i kthehet Esmeralda Bombaj: “I kam prindërit shëndosh e mirë, mendon se kam nevojë të adoptohem?”

Ajsi i kthehet Esmeralda Bombaj: “I kam prindërit shëndosh e mirë, mendon se kam nevojë të adoptohem?”

Publikuar më: 18:17 06-01-2018

E  ftuar në emisionin e pasdites në “Tv Klan”, Esmeralda Blaceri bashkëshortja e Leonard Bombaj ka reaguar ndaj akuzave të Ajsit se Leonardi kishte abuzuar seksualisht me të.

Bashkëshorja e Leonard Bombaj rrëfeu sesi e ka përjetuar periudhën duke cilësuar se Ajsin e kishin dashur sikur të ishte vajza e tyre dhe shpesh së bashku me Leonardin i citonin togfjalëshin “Do të adoptojmë”.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Ajsi i është përgjigjur deklaratës së Esmeralda Bombajt me një intervistë në Panorama Plus, publikuar sot.

“Në fakt, si atëherë dhe tani, falë Zotit, të dy prindërit e mi janë shëndoshë e mirë si nga ana shëndetësore, mendore, fizike dhe shpirtërore. Ndaj, a nuk mendon se kur ke dhe ke pasur dy diamantë që të presin në shtëpi me dashuri dhe përkushtim, do të kisha nevojë të adoptohesha nga dikush?! Më mirë po e lë me kaq.”

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938