Një ndër personazhet e njohur nga showbiz-it e cila ka qenë pre e paragjykimeve nga opinioni publik ka është aktorja e njohur, Ajsi Xhaxhaj. Të gjithë mbajmë mend kohen kur ajo ishte ylli te ‘Kripmjaltëzat’. Ajsi u drejtohet të gjithë personat të cilët po gjejnë justifikime dhe çfarë nuk po thonë për të ndjerën. Xhaxhaj shprehet se ata që fajësojnë vajzën për vdekjen e saj, u thotë se i neveritën dhe në çdo situatë vrasja është e pajustfikueshme.
Shkrimi i plotë nga aktorja:
Nuk doja të flisja kurrë për historinë e vajzës që u vra nga djali. Por kur dëgjon kudo që shkel se : Ajo do ketë qenë e lëvizur,Ajo e ka lënë për një tjetër, Ajo e ka pasur vet fajin blah blah….e pretendime të tjera si këto që mund t’i thotë një shoqëri maskiliste si e jona, të vjen për të vjellë! Këto vajza e gra që flasin nga kafet e deri në supermarkete më neveriten. Po edhe nëse vajza e ka lënë, edhe nëse ka qenë e lëvizur çfarëëëë? Çfarë pastaj? Justifikohet vrasja që i bëri ai djalë? Jo!
Vajza akoma pa u tretur ju flisni për të, se jeta juaj është bosh, flisni për të se nuk keni guxim të flisni për vajzat tuaja, qoftë dhe për vete!
Si përfundim, SHIKONI HALLET TUAJA, fëlliqësira!"