INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akademia e Shkencave lëkundet. Thërret mbledhjen e jashtëzakonshme për reformën e institucionit

Akademia e Shkencave lëkundet. Thërret mbledhjen e jashtëzakonshme për reformën e institucionit

Publikuar më: 16:49 06-09-2017

Akademia e Shkencave pranon për herë të parë se do të diskutoj çështjen e reformës institucionale pas vënies në qendër të një debati të ashpër publik, ku akuzohet se është kthyer në një institucion fiktiv dhe të padobishëm . Me anë të një njoftimi për shtyp ku institucion ka bërë të ditur se do pas 5 ditësh do të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë së Akademisë së Shkencave.Debati për reformimin e e thëllë të Akademisë duket se ka dhënë frytet e para. Pas dorëheqjes së nënkryetarit Mufzafer Korkuti kryesia e ASH-së me propozim të sekretarit shkencor ka thërrur mbledhjen e jashtëzakonshme dhe të zgjeruar të asamblesë së Akademisë së Shkencave, me këtë rend dite: Ngritjen e komisionit të akademikëve për të gjitha çështjet e reformës institucionale në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, me mandat të plotë përfaqësimi dhe negocimi nga asambleja e akademikëve. Në njoftim bëhet e ditur se mbledhja do të zhvillohet ditën e hënë datë 11 shtator 2017, ora 11. 00 në sallēn "Aleks Buda" në Akademinë e Shkencave.

Article Logic
Execution time: 0.0039808750152588