INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akademia e Shkencave zgjedh drejtuesit, Edi Rama i pret buxhetin

Akademia e Shkencave zgjedh drejtuesit, Edi Rama i pret buxhetin

Publikuar më: 13:24 04-09-2017

Edi Rama:
“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës”
Ky nuk ishte vetëm paralajmërim por u kthye në vendim, menjëherë pasi akademia e Shkencave zgjodhi drejtuesit e rinj të saj, Gudar Beqiraj kryetar dhe nënkryetar Myzafer Korkuti. Nëpërmjet një statusi në facebook kryeministri Rama bëri publik vendimin e tij për ti ndërprerë fondet akademisë së shkencave, ndërsa deklaroi dhe destinacionin e ri të këtyre fondeve.
Edi Rama:
“Meqë "Akademia" zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t'i shkojnë universitetit për kërkim shkencor✌️”
Në shenjë demonstrative Artan Fuga kishte përcjellë zarfin e tij bosh për sa i përket votimit për drejtuesit e rinj të Akademisë së Shkencave. Ndërsa në një status në facebook Artan fuga, i cili ishte i pari që ndezi debatin mbi zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, përshëndeti vendimin e Kryeministri Edi Rama.
Artan Fuga:
“Ndalja e farsës zgjedhore sot në Akademinë e Shkencave, mund të jetë fillimi i reformimit të saj! E kundërta është shkatërrim i saj dhe dëm i pallogaritshëm ndaj shqiptarëve! Reagim i drejtë i kryeministrit Edi Rama ndaj Akademisë të Shkencave. Jo, ne nuk i duam ato paré nga buxheti për xhepat tanë. Ose të reformohemi ose ta kyçim derën me turp!”

Article Logic
Execution time: 0.0041139125823975