INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKEP vijon shkeljet, shtyn vendimin që favorizon Albtelecom! Argumentat... [VIDEO]

AKEP vijon shkeljet, shtyn vendimin që favorizon Albtelecom! Argumentat... [VIDEO]

Publikuar më: 17:55 15-02-2018

AKEP ka shtyrë marrjen e vendimit në lidhje me favorizimin, e paralajmëruar ndaj Albtelecom, siç ka deklaruar për IN tv Anila Denaj, anëtare e këtij bordi.

“Javën tjetër mblidhemi, po bëjmë analizë”, tha Denaj.
Në fakt ky vendim u mor pas një mbledhje me dyer të mbyllura. Gazetarët qëndruar 8 orë para derës së mbyllur të institucionit në pritje të një konference të paralajmëruar që gjithashtu nuk u zhvilluar ndoshta për të shmangur edhe një herë përballjen me mediat. Publiku mori një informacion vetëm kur orari zyrtar përfundoi e këtë vetëm në formën e një deklarate të shkruar.
Në tentativë për të justifikuar abuzimin dhe favorizimin ndaj kompanisë Albtelekom, Kreu i AKEP, Ilir Zela ka shpikur një procedurë të paligjshme. Në fakt ne po rendisim shkeljet e vërejtura në njoftimin e sotëm të AKEP:
Argumenti i parë i AKEP në një njoftim për mediat ishte se i gjithë procesi për tarifat e telefonisë mobile është kryer në bazë të ligjit.
Argumentimi i AKEP:
“Përkundër pretendimeve AKEP sqaron se ka kryer procedurën e konsultimit publik si dhe ka administruar komentet e palëve të interesit. Dokumenti i konsultimit gjendet lehtësisht në faqen web te AKEP”, thuhet në njoftim.
Në fakt kjo është shkelja e parë ligjore dhe lehtësisht e verifikueshme në faqen zyrtare të AKEP. Në këtë faqe nuk është njoftuar konsultimi publik për tregjet e telefonisë mobile, dhe kjo është e pranuar nga të gjithë grupet e interesit, nga 2 kompanitë e telefonisë mobile por dhe përfaqësues të kuvendit, si institucion që monitoron AKEP. Në faqe vërehet qartë se janë dy dokumente që janë hedhur për konsultim publik, mes tyre dhe ajo e tregut të telefonisë fikse.
AKEP tenton të sjellë të tjera argumenta në mbrojtje të rrugës së ndjekur për saj për vendosjen e tarifave të telefonisë mobile. Në njoftimin e saj AKEP lajmëron se është kryer studimi i tregut, por dhe janë marrë në konsideratë dhe grupet e interesit, ndërsa dokumenti i dalë paraqitet përmes një linku.
“Që prej publikimit të këtij dokumenti AKEP në mënyrë të vazhdueshme ka analizuar tregun, përditësuar të dhënat dhe ka tërhequr mendimet të palëve të interesuara.”
Por në fakt tarifat e studimit të tregut bazohen nga të dhënat e dhjetorit të 2016, pra 2 vite më parë. Ekspertët thanë një ditë më parë për IN Tv se studimi i tregut dhe vendosja e tarifave duhet të bëhet në kushtet aktuale të tregut të telefonisë së lëvizshme, pasi tregu ka ndryshuar. Nga 4 operatorë në treg që nga janari i 2018 kemi vetëm 3, dhe studimi i kryer nga AKEP në 2016 nuk pasqyron realitetin.
Në rast se AKEP vijon me këtë rrugë që ka nisur, duket se fati i një vendimi të pabazuar në ligj do të jetë atakimi i tij në AKEP, por dhe në Gjykatë, një proces i parashikuar në ligj.
Me argumentin se çështja është ende në proces analize Anila Denaj, e detyruar nga interesi i medias të përgjigjet nuk pranon të sqarojë pozicionin e saj.
“Nuk e kam ndarë votën”, tha Denaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662