INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKIP reagon ashpër ndaj Ambasadës së SHBA: Protesta është e jona, jo e opozitës

AKIP reagon ashpër ndaj Ambasadës së SHBA: Protesta është e jona, jo e opozitës

Publikuar më: 19:56 30-09-2016

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim për qytetarët e saj në kryeqytetin shqiptar që të tregohen të kujdesshëm në protestën që do të organizohet nesër.

Në njoftimin e SHBA-së thuhet se protesta organizohet nga partia e opozitës shqiptare, ndonëse dihet fare mirë se organizatorët e kësaj proteste janë aktivistë të shoqërisë civile dhe jo Partia Demokratike.

Ambasada thekson se nuk është dijeni të kërcënimeve të mundshme kundër qytetarëve amerikanë, gjithsesi i bën thirrje atyre që të evitojnë këtë tubim.

“Ambasada e SHBA në Tiranë informon qytetarët amerikanë që partia e opozitës shqiptare do të organizojë një demonstratë kundër importit të mbetjeve jo-të dëmshme në Shqipëri. Protesta do të zhvillohet të shtunën në orën 11:00. Protestuesit do të mblidhen në Qendër afër Tajvanit, në krah të bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe do të ecin drejt zyrës së Kryeministrit. Një trumë e madhe manifestuesish është parashikuar të bllokojë trafikun dhe rrugët. Parashikohet dhe një prani e madhe policore. Ambasada nuk është në dijeni të kërcënimeve të mundshme kundër qytetarëve amerikanë. Gjithsesi, qytetarët amerikanë duhet të jenë të vëmendshëm dhe të evitojnë tubime të tilla. Qytetarët amerikanë duhet të ndjekin mediat për të programuar lëvizjet e tyre”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Mirëpo pas kësaj deklarate, ka reaguar menjëherë Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP), e cila i kujton zyrtarëve amerikanë se është kjo organizatë ajo që ka marrë lejen për protestën e nesërme. Madje aktivistët kërkojnë nga Ambasada që të korrigjojë tekstin e deklaratës.

“Sqarim! Lidhur me njoftimin zyrtar të Ambasadës Amerikane për marshim-protestën e ditës së nesërme kundër importit të plehrave, i bëjmë me dije Ambasadës Amerikane se autorësia e kësaj proteste i takon Aleancës Kundër Importit të Plehrave, AKIP, që është një grupim vullnetarësh qytetare dhe ojf-sh. Leja për protestën e nesërme është dërgur nga AKIP. I kërkojmë menjëherë Ambasadës Amerikane të korrigjojë menjeherë tekstin pasi sipas njoftimit të saj, kjo protestë organizohet nga opozita. Ju faleminderit, AKIP”, thuhet në reagimin e aktivistëve.

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207