INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Aknet te adoleshentët. Britani, problemi shtohet se mungojnë dermatologët [VIDEO]

Publikuar më: 16:36 21-03-2017

Problemet e lëkurës sidomos te adoleshentët nuk janë çështje shqetësuese vetëm në Shqipëri. Një raport i BBC tregon se edhe në Britani mungesa e specialistëve të lëkurës shkakton vonesa të pacientët me probleme. Por sic analizon raporti, alknet janë shumë më tepër se një problem estetik. Ato ndikojnë në cdo aspekt të jetës së të rinjve, pasi i bëjnë të humbin vetëbesimin. Dhe këtë e dëshmon më së miri historia e 28 vjecares Kejti Snuks, që ka vuatjur për 10 vjet nga lëkura e papastër:
"Fytyra me akne ndikonte në do aspect të jetës time, në atë sociale dhe dashurore, e natyrisht kisha humbur vetëbesimin. Nuk ndihesha e bukur dhe isha prag depresioni"-thotë 28-vjeçarja.
Në Britani problem është numri pakët I dermatologëve, pasi ka 800 vende pune dhe 200 të tilla janë bosh. Shifrat zyrtare tregojnë se numri i pacientëve me akne në fytyrë në Angli gati është trefishuar gjatë pesë viteve të fundit. Ajo ka shkuar nga 2,436 raste në vitet 2010-2011, te 6,383 në vitet 2015-2016.
Kejti Snuks, një prej rasteve që ka gjetur kurën e suksesshme për problemin e akneve ka ndarë dhe historinë e saj me të tjerët në youtube.
"Pasi provova 5 antibiotikë, e prita 2 vjet në rradhë për të marrë trajtimin e duhur te dermatologu. Tani… ndihem shkëlqyeshëm"-rrefen ajo në videon e publikuar në youtube.

Article Logic
Execution time: 0.0036811828613281