Në më pak se 1 muaj lidhje, Pete Davidson i ka kushtuar 2 tatuazhe të dashurës së tij Ariana Grande.
Komediani ka bërë tatuazh në gishtin e tij incialet AG dhe një lepurin që karakterizon këngëtaren ‘Dangerous Woman’, pas veshit.
Por Ariana dhe Davidson kanë edhe një tatuazh të përbashkët, një re të vogël në të njëjtin vend, në gishtat e tyre të mesit.
Lidhja e tyre u konfirmua nga vetë Grande me anë të një postimi në Instagram vetëm 3 ditë më parë. Ajo publikoi një foto ku kishin dalë të dy sëbashku.
Ariana ka vetëm pak kohë që i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me reperin Mac Miller.