Fallout 76 beta më në fund ka mbërritur në Playstation 4 dhe PC, por jo të gjithë kanë arritur të marrin pjesë në fazën e parë të testimit që - për ne evropianët - u zhvillua në mes të natës.
Në Xbox One dhe Playstation 4, përdoruesit nuk hasën ndonjë problem dhe arritën të futeshin në botën post-apokaliptike të Fallout, por për përdoruesit e kompjuterëve, qasja në beta u mohua për shkak të një problemi serioz.
Kur hapen serverat, në të vërtetë, duke klikuar mbi butonat e lançimit të Fallout 76, e gjithë beta, 50GB të dhënash, fshihej menjëherë, duke i detyruar përdoruesit të shkarkonin përsëri gjithë të dhënat. Shumica e lojtarëve të PC-së nuk mund të provonin kështu Fallout 76 beta, forumet e Bethesda u sulmuan dhe ankesat nuk mungonin.
Sidoqoftë, Bethesda ka vendosur të kërkoj falje dhe përmes Twitter ka njoftuar se sesioni i ardhshëm beta, i planifikuar për 1 nëntor, do të ketë një kohëzgjatje më të gjatë.
©insmart.al