Bayern Munich tentoi të bëjë mrekullinë sot, duke iu afruar kualifikimit, por nuk ia doli dot të përballojë shtesën prej 30 minutash dhe i dha lamtumirën Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, kualifikimi i Realit ka hapur polemika edhe në drejtim të gjyqtarëve të ndeshjes.
Hungarezi Viktor Kassai ka vërshëllyer disa herë në favor të madrilenëve, ku veçohet kartoni i kuq i pamerituar i Vidal dhe goli i barazimit 2-2 në shtesë, nga Ronaldo, i cili ishte në pozicion jashtë loje.
Arturo Vidal, Thiago dhe Robert Leëandoëski e kanë përcjell gjyqtarin Viktor Kassai deri brenda ambienteve të dhomave të zhveshjeve duke i kërkuar llogari për vendimet e dyshimta, shkruan “Goal.com”.
Gjithashtu mediat italiane raportojnë se tre lojtarët e Bajernit duhet të ndëshkohen pasi kanë sharë dhe ofenduar gjyqtarin e ndeshjes. Për të ndaluar vrullin e lojtarëve të pakënaqur është dashur edhe ndërhyrja e forcave të sigurisë.