INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Akreditimi 1 vit i Universitetit të Tiranës vendim politik apo jo? Flasin ekspertët...[VIDEO]

Publikuar më: 13:49 23-02-2018

Ekspertët kanë analizuar arsyet e renditjes së Universitetit të Tiranës në fund të listës së akreditimit. Parë faktin që kjo renditje u shfrytëzua si argument edhe nga politika në përballjen që profesorët patën me ta, ekspertët e arsimit kanë arritur në përfundimin se kjo ishte e qëllimshme. Dhe për ta vërtetuar këtë eksperti, Albano Zapaj, jep këto argumenta.
“Kush e njeh sitemin arsmimor në vend e ka kuptuar absurditetin e këtij vendimi për UT, pasi kanë marrë më shumë vite akreditim universitete që s'dihet ku i kanë adresat. E turpshme loja që po luhet me UT,” argumenton për IN News Zapaj.
Eksperti Zapaj shton dhe më tej akuzat kur thotë se politika s'po  le Universitetin e Tiranës të ngrihet.
“Qeveria do të kioskëzojë UT. Fakti se Ministrja e Arsimit flet për pagat e petagogëve nga një universitet privat flet shumë dhe s'është serioze,” tha eksperti.
Po dhe Drejtori i Kurikulave dhe Standarteve pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës, Çlirim Duro ka folur për IN News duke thënë se metodologjia e akreditimit, s'ka qënë e njëjtë për të gjitha universitetet.
“Ne na përmendet mungesa e statutit. Me sa di nga publikët vetëm ne kishim si kriter se vetë ministria nuk e ka miratuar ende, jo se nuk e kemi hartuar,” sqaroi Duro.
Dy javë më parë Ministria e Arsimit publikoi raportin e akreditimit të universiteteve ku më i dobti është vlerësuar ai i Tiranës me vetëm 1 vit akreditim, që në se brenda vitit nuk korrigjon problemet e konstatuara rrezikon dhe mbylljen.

Article Logic
Execution time: 0.0034818649291992