INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akreoma Saliu vjen me premierën e saj

Akreoma Saliu vjen me premierën e saj "My Choice"

Publikuar më: 13:59 24-07-2017

Dihet fort mirë që një nga menyrat më të vështira të jetesës në këtë vend është arti. E megjithatë talentet nuk kanë munguar asnjëherë, sidomos të rinjtë, të cilët edhe pse me veshtirësi nga njera punë në tjetrën ia dalin mbane ti qëndrojne besnik artit te tyre.

E tillë ështe Akreoma Saliu e cila është një balerinë e re, apo dancer, siç shpesh na korrigjon.

Akreoma është një artiste e cila pas disa kohesh si performuese në disa skena të ndryshme kryesore të Tiranës dhe jo vetem, vjen me premierën e saj më të fundit të quajtur "My Choice"

Nga Teatri Kombetar tek ai Eksperimental ku ajo ka punuar kryesisht si performuese ose asistent koreografe kësaj radhe vjen edhe një herë tjetër në pozicionin e koreografes në skenen "Black Box"

Shfajqa në vetvete është një sfidë jo vetëm për të por edhe për performueset sepse asnjera prej tyre nuk është një balerinë e mirfillte. Në shfaqje do të gjesh një aktore, një stiliste, një violiniste e madje edhe një ekonomiste. Ato janë të femra të reja të cilat teksa performojnë me hijeshinë e kuruar nga ana e koreografes flasin për zgjedhjet e tyre. Duke përplasur emocione bruto në skenë.
Një shfaqje thellësisht feministe e cila kërkon të vërtetat duke mos u bërë asnjeherë e njëtrajtshme apo e zakonshme.
Inteligjenca e Akreomes vihet re në zgjedhjet qe ajo ka bërë, që nga dialogu i drejtpërdrejtë, thyerjet e ritmit, thyerjet e sinkronit klishe, respektimi dhe mosrespektimi i qëndres së skenës.
E gjithe performanca karakterizohet nga një finese të cilën vajzat dinë ta thyejnë kur dhe aq sa duhet.
Njëkohësisht performuese në shfaqje është edhe vetë Akreoma e cila ndjehet se vëmendjen më të madhe ua ka lënë vajzave duke e lënë veten të jete në sherbim të tyre.

 

Shfaqja është nder më të mirat të momentit por edhe nga sa jemi mësuar të shohim në Tiranë. Vizualisht e mirëpërpunuar, ambicioze për të sjelle nuanca të reja, dhe zbavitëse.

Në thelb ajo i flet qoftë brezit të ri qoftë atij të vjetër, pasi mesazhet dhe vetë fjalët që thuhen janë të papërpunuara, të sinqerta dhe kafshuese.

Kaq me një shikim të parë, për të gjithë ju që u bëtë kurioz shfaqja do të vazhdojë të jepet në "Black Box" edhe këtë fundjavë, ne do të jemi aty për ta shijuar sërisht.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549