Një 62 vjeçar i cili po udhëtonte me motoçikletë është aksidentuar për vdekje në Sarandë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Gajdarit – Kranë, ndërsa shtetasi Jeton Doda që e aksidentoi me makinë, është arrestuar nga uniformat blu. Menjëherë pas aksidenti 62 vjeçari është transoportuar për në Spitalin e Traumës por nuk ka mundur që të shpëtojë.
Njoftimi i Policisë:
“Policia ka bërë arrestimin e tij, pasi ditën e djeshme, ky shtetas duke udhëtuar në aksin rrugor Ura e Gajdarit – Krane, me mjetin tip Benz me targë TR 7316 U, është përplasur pranë fshatin Vrion me motoçikletën “Tianma”, me drejtues shtetasin D.Gj., 62 vjeç, banues në fshatin Vrion, i cili u transportua në Tiranë dhe humbi jetë në ambientet e Spitalit të Traumës.”