INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksesi në arsim/ Rreth 27% e fëmijëve me aftësi ndryshe nuk frekuentojnë shkollën

Aksesi në arsim/ Rreth 27% e fëmijëve me aftësi ndryshe nuk frekuentojnë shkollën

Publikuar më: 16:52 18-09-2018

Në Shqipëri jo çdo fëmijë me aftësi ndryshe mund të ketë akses në sistemin arsimor. Kështu referuar të dhënave të World Vision rreth 27% e fëmijëve me aftësi ndryshe nuk e frekuentojnë shkollën. Kjo shifër është kthyer në “mollë” sherri mes Ministres së Arsimit dhe organizatave jo qeveritare që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në vend.
Ministrja e Arsimit ka pohuar se këtë vit do të kemi dyfishim të mësuesve ndihmës në shkolla ku numri i tyre do të shkojë në 700 të tillë.
Në të gjithë vendin janë rreth 3.700 fëmijë me aftësi ndryshe. kjo shifër sipas të dhënave zyrtare të qeverisë. Ndërkohë vitet e fundit po mundohet ti kushtohet një rëndësi më e madhe “gjithëpërfshirjes në arsim”.

Article Logic
Execution time: 0.0035991668701172