Edhe kjo e diel vjen me një trafik të rënduar në zonat bregdetare.
Më problematike paraqitet situata në qytetin e Vlorës ku aksi Fier-Vlorë është i mbingarkuar nga automjetet.
Kjo pasi shumë pushues shqiptarë dhe të huaj preferojnë ti kalojnë pushimet e tyre në bregdetin e jugut.
Megjithatë qyteti i Durrësit dhe Golemi vijon të vuajnë nga radha e makinave, sidomos gjatë pasdites kur të gjithë largohen nga bregdeti.