INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Akset rrugore të kalueshme me zinxhirë. Sokol Dervishaj inspekton rajonin e Korçës [Video]

Publikuar më: 18:46 09-01-2017

Pavarësisht kushteve të këqija atmosferike, të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura dhe mund të qarkullohet lirisht. Ndërsa në një pjesë të konsiderueshme të akseve kombëtare mund të qarkullohet pa zinxhirë, ka disa të tjerë kryesisht në veri dhe juglindje të vendit që ministria e transporteve sugjeron përdorimin e zinxhirëve. Ndërkohë ministri Sokol Dervishaj përgjatë gjithë javës ka qënë në terren për të ndjekur nga afër situatën. Pasi qëndroi për 5 ditë me radhë në veri të vendit sot Sokol Dervishaj shkoi në Pogradec, ku ka inspektuar aksin më problematik Lin Pogradec. Për problematikën në këtë aks është paditur edhe firma që nuk hodhi kripë në rrugë për mirëmbajtjen e saj nga ngricat dhe bora. 

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Transporteve, bëhet e ditur se pavarësisht ngricave që kanë përfshirë gjithë vendin, në akset rrugore është punuar pa ndërprerë, në mënyrë që ato të jenë të kalueshme për qytetarët shqiptarë. Megjithatë situata me problematike paraqitet në veri të vendit si edhe në rajonin e Korcës, ku ngricat kanë mbuluar të gjitha rrugët. Ministria e transporteve I sugjeron drejtuesve te mjeteve që të përdorin zinxhirë si dhe të kufizojnë sa të mundet lëvizjet gjatë orëve të natës.

TABELË

Qafë Priskë – Qafë Mollë - me zinxhirë
Korçë-Voskopojë - me zinxhirë
Pogradec-Lin - me zinxhirë
Elbasan – Qafë Thanë - pa zinxhirë
Qafën e Llogorasë – pa zinxhirë
K/Boboshticë-Dardhë - me zinxhirë
Bajram Curri – Kam - me zinxhirë
Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç - me zinxhirë
Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë - me zinxhirë

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158