Aksi Kashar –Durrës është një nga segmentet më të dëmtuara në të dy korsitë. Prej vitesh në të nuk janë kryer ndërhyrje rehabilituese edhe pse është një nga rrugët me fluksin më të madh të lëvizjeve, duke bërë që gjendja e saj të degradohet nga dita në ditë. Gropa të shumta në të gjithë gjatësinë e rrugës janë kthyer në shqetësim serioz për drejtuesit e mjeteve, ku në jo pak raste janë bërë burim aksidentesh. Gjatë ditës së sotme ka nisur ndërhyrja në segmentin Kashar – Vorë edhe pse sezoni turistik ka nisur, çka ka sjellë vështirësi në lëvizje. Si të mos mjaftonte amortizimi i madh i mjeteve që qarkullojnë çdo ditë në këtë aks kryesor, jo vetëm i mjeteve që vijnë nga rrethet, por edhe për shkak të përqëndrimit të madh të bizneseve dhe aeroportit kombëtar, tani në këtë sezon me temperatura të larta, lëvizja e devijuar ka irrituar drejtuesit e mjeteve. Për IN TV ata kanë pohuar se kjo nuk është normale, pasi punimet duhet të kishin nisur më herët dhe jo në pikun e sezonit turistik.
Ja çfarë thonë 4 të intervistuar për In Tv:
1. ‘’Po çfarë bëhet kështu në këtë vapë të presim ‘’
2. ‘’Punimet duhet të bëheshin me kohë jo tani në pikun e sezonit turistik’’
3. ‘’Punimet të bëhen natën, jo në mes të ditës’’
4. ‘’Vetëm në Shqipëri ndodh që të bëhen punimet ditën’’
Devijimi i lëvizjeve edhe pse me masat e mara nga efektivët e qarkullimit ,nuk ka mundur të evitojë kaosin e krijuar ku radha e automjeteve ka qënë shumë e gjatë deri nw 5 km. Edhe kalimi në akset dytësore i detyruar, nuk është zgjidhje sepse edhe këtu kalimi është pothuajse shumë i rrezikshëm për shkak të amortizimit të madh të rrugës. Gropat e shumta e kanë bërë lëvizjen shumë të vështirë.