Një 43 vjeçar në gjëndje të dehur është aksidentuar me beben e tij. Për fat të mirë foshnja 3-javëshe i shpëtoi për mrekulli aksidentit në aksin rrugor Lushnje-Berat, kur makina e drejtuar nga i ati u përplas me një mjet tjetër dhe përfundoi në kanal. Pas hetimeve, u mësua se Viktor Toska ishte grindur me bashkëshorten dhe ishte larguar nga shtëpia në fshatin Kumarak të Beratit, duke marrë me vete beben e sapolindur. Në afërsi të Lushnjës, mjeti i tij u përplas me një furgon që udhëtonte nga Kuçova.
Policia dhe zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të nxjerrë nga mjeti 43-vjeçarin së bashku me foshnjën, e cila ndodhej në pjesën e sediljen e pasme të pasagjerëve, i futur në një shportë bebi.
Babai dhe foshnja ndodhen në spitalin e Lushnjes, jashtë rrezikut për jetën.