Një aksident me vdekje është shënuar në aksin Korçë-Dishnicë. Një kalimtar është përplasur për vdekje nga një automjet. Policia njofton se ka humbur jetën qytetari P.T, nga Korça.
Mësohet se ai është përplasur nga një furgon, që drejtohej nga 38-vjeçari, Edion G. Autori i aksidentit është ndaluar nga policia, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.