Fatal ka qënë udhëtimi i dhjetra emigrantëve që po kalonin në provincën Van të Turqisë. Raportohet se 17 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur.
Sipas agjencisë së lajmeve “DHA”, shoferi i një minibusi të tejmbushur me emigrantë që ishin futur ilegalisht në Turqi, humbi kontrollin e mjetit dhe ra në humnerë për rreth 35 metra.
Shumë prej emigrantëve dolën nga dritaret. Vendi ku ndodhi aksidenti u kthye në një skenë masakre me njerëz që kishin humbur jetën e shumë të tjerë që kërkonin ndihmë.
Sipas autoriteteve turke mes 17 viktimave kishte shumë gra e fëmijë. Të lënduarit u dërguan me shpejtësi në spitalet më të afërta të zonës.