Një aksident fatal ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes. Një automiet ka aksidentuar për vdekje një nënë, që po kalonte në rrugë me vajzën e saj. Nga përplasja e fortë ka ndërruar jetën dhe një pasagjer, që ndodhej në makinë. Viktima janë Gentjan Belba 23 vjeç dhe Lumturie Demrozi 48 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në dalje të qytetit të Kavajës.
Mësohet se mjeti tip 'Mercedes Benz' ishte marrë me qira dhe brenda ndodheshin tre të rinj. Makina ka dalë nga rruga dhe ka përplasur fatalisht nënën me vajzën.
Dyshohet se shkak paraprak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave e 'Benzit'.
Vajza është plagosur po ndodhet jashtë rrezikut për jetën, po kështu janë lënduar e pasagjeri tjetër dhe në gjendje të rëndë është e drejtuesi i makinës.