Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku si pasojë një grua ka humbur jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në kryqëzimin e Gjadrit, 2 automjete, një tip Benz dhe një Audi, në të cilët udhëtonin 6 persona, janë përplasur kokë më kokë.
Të gjithë të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital, ku fatkeqësisht një grua ka ndërruar jetë. Ndërkohë, mjekët thonë se edhe një i plagosur tjetër është në gjendje kritike për jetën.
Policia ka kryer hetimet paraprake në vendin e ngjarjes dhe nga dëshmitë e marra paraprakisht dyshon se shkak i aksidentit të rëndë ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën kanë qenë duke udhëtuar të dy mjetet.