Një aksident tragjik në Kanpur.
Të paktën 96 persona janë vrarë pasi 14 vagona të një treni ekspres indian kanë dalë nga shinat në shtetin verior të Uttar Pradeshit, sipas BBC.
Incidenti ndodhi pas orës 3 me orën lokale, të dielën (ose 21:30 GMT të shtunën) pranë qytetit Kanpur.
Ekipet e shpëtimit hynë përmes vagonëve të përdredhur për të tërhequr trupat dhe shpëtuar të plagosurit. Më shumë se 100 persona janë raportuar të plagosur.
Nuk ështe e qartë se çfarë e shkaktoi daljen e trenit nga shinat.
Shumica e viktimave ndodheshin në dy vagonat pranë lokomotivës, që ishte përmbysur dhe dëmtuar rëndë.
Shumë udhëtarë janë bllokuar brenda trenit.
Kryeministri Indian Narendra Modi shkroi në Twitter: “ Tejet i shqetësuar përtej fjalëve për humbjen e jetëve nga dalja prej shinave të trenit ekspres Patna –Indore. Mendimet e mia janë me familjet atyre që humbën jetën. Lutjet me ata që u plagosën në këtë aksident tragjik.