Një aksident i frikshëm ka ndodhur në mesnatë. Aksidenti ka ndodhur në By-passin e Lushnjës rreth orës 2:30. Në aksident janë përfshirë dy mjete, një autoveturë tip “Benz” dhe një kamion. Makina tip “Benz” e cila drejtohej nga shtetasi Dorian Lika 34 vjeç ka goditur kamionin nga pas. Goditja ka qenë shumë e fortë aq sa ka bërë që kamioni i ngarkuar me bimë medicinale të përmbyset së bashku me makinën.Si pasojë e kësaj përplasjeje drejtuesi i mjetit tip benz ka marrë plagë të rënda. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë 34 vjeçarin nga makina. Ai është dërguar në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë për jetën. Edhe drejtuesi i kamionit është dëmtuar, fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, siç e shihni nga fotot Benz-i është tërësisht i coptuar. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit “Benz” ka qenë me shpejtësi të lartë.