Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku në zonën e quajtur "Transballksnika" 4 makina janë përfshirë në aksident, ku njëra prej makinave ka përfunduar përmbysë.
Si pasojë e këtij aksidenti një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë për jetën.
Polica ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka deklaruar se shkak për këtë aksident masivë është bërë makina tip "BMË" e cila për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me tre makinat e parkuara në buzë të rrugës.