Sot në autostradën Tiranë-Durrës janë përfshirë në një aksident pesë automjete. Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ku frenimi i një automjeti ka sjellë edhe përplasjen në zinxhir të automjeteve.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga aksidenti, por ngjarja ka sjellë bllokimin e autostradës në njërin krah.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave si dhe po punon për stabilizimin dhe rikthimin e normalitetit në lëvizjen e automjeteve.