Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Peshkopi-Kastriot. Një mikrobus me 12 pasagjerë ka dalë nga rruga dhe mësohet së disa persona janë plagosur. Shoferi i mikrobusit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Në spitalin e Peshkopisë është transportuar vetëm një pasagjer që me sa duket ka qënë më rëndë se të tjerët, pasi ka marrë dhe plagë në kokë.