Një aksiendt i rëndë hekurudhor është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Pioltello të Milanos duke shkaktuar dy viktima e dhjetëra të plagosur mes të cilëve 5 në gjendje të rëndë. Ngjarja është shënuar rreth orës 06.55 në Cremona,pak para se treni të mbërrinte në stacionin e Lambrate. Pasagjerët që ishin në tren tregojnë se pati një ngadalësim të fortë dhe më pas treni ndaloi . “Treni u përplas pas një shtylle”, thotë një dëshmitar për TgCom24, ndërkohë që çdo informacion është paraprak. Emergjencat bëjnë të ditur se incidenti hekurudhor ka pasur si shkak daljen nga binarët të trenit dhe disa nga vagonët mund të kenë mjaf të plagosur.