Një minbus me 15 pasagjerë është rrëzuar e për pasojë ka humbur jetën një 54 vjeçare dhe janë plagosur disa të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pashalli, të Beratit. Policia sqaron se nga aksidenti nuk ka mbijetuar nëj grua me iniciale F.H dhe është plagosur lehtë bashkëshorti i saj shtetasi Z.H, 60 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Beratit.
Drejtuesi i automjetit, Y.V është arrëstuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme hetimore.