Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku treni ka përplasur një 18-vjeçare në Vorë. Vajza po kalonte mbi shina në momentin kur është goditur nga treni të cilin nuk ka arritur ta dëgjonte teksa po afrohej. Lajmi u bë i ditur nga policia e cila njofton se " rreth orës 08:10, në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se në Vorë, ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca. Ngjarja ka ndodhur në stacionin e trenit në Vorë ku lokomotiva, me drejtues shtetasin J.N., 61 vjeç, ka aksidentuar shtetasen S.B., 18 vjeçe. Vajza e aksidentuar është transportua në spital. Mësohet se 18-vjeçare ka marrë dëmtime në duar dhe këmbë, ndërsa ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksident. Drejtuesi J.N., është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.