Tre persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur pasditen e të dielës në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
Mondi Gjergji drejtonte automjetin tip “Alpha” ngjyrë e zezë me targë 474 NJ në të cilën ndodhej edhe bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët ndërsa shtetasi Sokol Muja ndodhej në makinën tip Hyunday i cili po ashtu është i plagosur bashkë me një tjetër.
Drejtuesi i mjetit Alfa, Mondi Gjergji, foshnja e tij 8 muajshe dhe njëra nga vajzat në moshën 5 vjeçare kanë ndërruar jetë në spital e ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë vajza tjetër 10 vjeçare dhe bashkëshortja e tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse,për tu ardhur në ndihmë personave të mbetur në automjete.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qënë shpejtësia dhe mungesa e ndricimit.
Ndërsa policia po heton më tej atë çka ndodhi.