Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë e përplasjes dy persona kanë humbur jetën . Aksidenti është regjistruar orët e vona të mbrëmjes kur taksi e cila kishte ndaluar pranë një karburanti në zonën e Maminasit u përplas nga një makinë tip Benz. Drejtuesi i taksisë dhe pasagjerja e tij një vajzë 23-vjeçare kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas të dhënave të para nga policia, Benzi ka përplasur nga pas taksinë. Policia ka sqaruar se “si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi Bujar Agalliu 60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia Elena Abdillari 23 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant. Personi që drejtonte mjetin e tipit Benz e ka braktisur mjetin. Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.