Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Bulqizës. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga aksidenti tre persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.