Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Maqellarë-Peshkopi, ku një makinë ka përplasur një motor ku udhëtonte një çift.
Mësohet se drejtuesi 34-vjeçar i motorit dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes.
Çifti i bashkëshortëve udhëtonte me një motor dhe janë aksidentuar me një makinë në aksin Maqellarë-Peshkopi, përplasja e cila ka rezultuar fatale për ta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Njoftim nga policia:
Ndërsa në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motoçikletë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.