Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe bashkëshortja e tij, të cilët janë transportuar për në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve të para nga policia mësohet se makina tip 'Hyundai' ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë moti i keq që ka përfshirë vendin orët e fundit.