Një 25-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë pranë rrethrrotullimit të Metalurgjisë, në aksin Tiranë-Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 kur një mjet Mercedes që po vinte nga Tirana ka përplasur për vdekje të riun që po shiste fruta në anë të rrugës. Shtetasi S. Ll, shitës ambulant u transportua për në Spitalin Rajonal Elbasan, por ka ndërruar jetën në spital. Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit 23-vjeçarin G.H. Dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave e mjetit tip “Benz”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.06.2018 ora 16:30 në aksin rrugor Elbasan – Tiranë, në fshati Bradashesh, shtetasi G.H, 23 vjeç, banues në fshatin “Bradashesh” Elbasan,duke drejtuar mjetin me targa AA 517 TB, ka aksidentuar shtetasin S. Ll, 25 vjeç, i cili është trasportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, por për shak të gjëndjes të rëndë shëndetsore, ka ndëruar jetën në spital. Drejtusi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.