Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Fushë-Krujë ku dy automjete janë përplasur.
Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë nisur drejt spitalit të Tiranës.
Të plagosurit janë Ana Prushi, Valbona Prushi, Xhire Prushi dhe Agim Hajdari. Sipas burimeve nga spitali i Traumës, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes së mjeteve por në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi i hetimit.