Një 12-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e sotme në Kavajë.
Në një njoftim për mediat policia bën me dije se një makinë ka aksidentuar një 12 vjeçare e cila ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit.
‘Më datë 23.06.2018, rreth orës 11:30 tek mbikalimi në Kavajë, mjeti me targë AA396HJ, me drejtuese shtetasen M. J., ka aksidentuar fëmijën e mitur SH. T.,12 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Drejtuesja e mjetit, shtetasia M. J., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale’ thuhet në njoftimin për mediat