Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30 në Thumanë të Krujës, një furgon mallrash, që drejtohej nga 38 vjeçari Z.T është përplasur me mjetin tip BMV me drejtues shtetasin V.M. 41 vjeç, banues në Maqedoni.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i furgonit ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur shtetasit E.D. 34 vjeç, banues në Kukës, pasagjer në mjetin tip furgon.