Një person ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur ‘Gurra’ në dalje të Laçit. Një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një motor, duke i marrë jetën drejtuesit të këtij të fundit. Viktima është 67-vjecari me inicialet Sh.L, ndërsa pasagjeri është plagosur rëndë.
NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 10.07.2017, rreth orës 17:45, është marrë njoftim se në dalje të qytetit Laç, në vendin e quajtur “Gurra” ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Benz me drejtues shtetasin E.R. 32 vjeç, banues në Laç, me mjetin motor me drejtues shtetasin Sh. L. 67 vjeç dhe pasagjer në motorr shtetasi Sh.L. 55 vjeç, të dy banues në Kurbin. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit si dhe është dëmtuar në gjëndje të rëndë pasagjeri, i cili është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për sqarime të mëtejshme të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.