Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë ku ka mbetur e plagosur një e mitur.
Një fugon mallrash ka përplasur rëndë një 17 vjeçare me inicialet D.M.
Mësohet se adoleshentja ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut industrial në Lezhë. Nuk dihen ende më shumë detaje nga ky aksident, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.